Në Strugë u mbajt punëtori për tejkalimin e keqkuptimeve ndëretnike ndërmjet të rinjve, përmes njohjes së tyre dhe shoqërimit.
Punëtoria “Të krijojmë botë më të drejtë”, realizohet në kuadër të projektit “Forcohu, përmirësoje bashkësinë tënde”, që mbështetet nga USAID, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë aktivitet u përfshinë 20 nxënës të bashkësive të ndryshme etnike. Ata u përballën me paragjykimet dhe mësuan se si t’i zgjidhin konflitet e bazuara në përkatësinë etnike në mënyrë paqësore.
Në kuadër të projektit, njëri grup gatoi ushqim dhe më pastaj e shpërndanë te personat me rrezik social./Telegrafi/