Telegrafi

Punëtori për fëmijë për gdhendjen e drurit në Shkup

Në Shkollën Fillore “Avram Pisevski” në rajonin e Bardovcit, sot do të mbahet punëtori për përpunimin e drurit për fëmijët e shkollave fillore, njofton AIM.

“Përmes këtij aktiviteti, fëmijët e shkollave fillore nga dhjetë shkolla që gjenden në territorin e vetëqeverisjes lokale do të njihen me përpunimin e drurit, vepër e cila konsiderohet art”, thonë nga Komuna e Karposhit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Komuna gjithashtu theksojnë se fëmijët më të telentuar do të kenë mundësi që më detajisht të njihet ne këtë artizanat./Telegrafi/