Një punëtor redaksie u zu duke shikuar filmin e animuar Shrek, në kohën kur po jepej edicioni i lajmeve në televizion australian.
Punëtori ishte duke shikuar filmin e animuar në kompjuterin e tij në selinë e televizionit Channel Nine në qytetin Melbourne, transmeton Telegrafi.
Derisa ai shikonte filmin, moderatorja Gillian Lantouris ishte në një edicion të lajmeve ku po jepte lajmin e fundit për një grua të zhdukur vendase.
Gafa u vërejt nga përdoruesi i TikTok, Alex Goodman, i cili ngarkoi pamjet në këtë rrjet social dhe shkroi në postim: “Djaloshi u hutua pak. Shpresoj që gruaja të gjendet”.
Videoja, është shikuar më shumë se 300 mijë herë. /Telegrafi/