Një person ka lënduar dorën derisa ishte duke punuar në një furrë buke.
Rasti ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
“Raportohet se, viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një furrë buke, ka lënduar dorën në një makinë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/