Telegrafi

Punëtori i ndërtimtarisë qëndron i varur në skele në 215 metra lartësi pa pajisje mbrojtëse, qytetarët e Malajzisë habiten me veprimin (Video)

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq një punëtor ndërtimtarie i cili punon në majën e një ndërtese pa pajisje mbrojtëse.

Videoja është e frikshme në veçanti për ata që kanë frikë nga lartësia, derisa të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin kanë kritikuar punëtorin por edhe punëdhënësin për kushtet e këqija, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar në Kuala Lumpur të Malajzisë, ku punëtori qëndronin i varur në skele afër kullës 33 katëshe Jaltan Sultan Ismail.

Që nga publikimi i videos, qytetarët e Malajzisë kanë kërkuar që të ndëshkohet kompania e në veçanti drejtori që lejon punëtorët të punojnë pa pajisje mbrojtëse.

Autori i videos është një koleg i të riut që qëndronte me të i varur në 215 metra lartësi, ku vetëm një lëvizje më e vogël e pakontrolluar ka mundur t’ju kushtoj me jetë. /Telegrafi/