Një grua nga Afrika e Jugut është zgjuar nga “vdekja” në dhomën e frigoriferëve të morgut, pasi që ekipet e ndihmës së shpejtë e kishin shpallur të vdekje pas një aksident trafiku.
Kompania “Distress Alert” që ofron shërbime medicinale, ka njoftuar se kjo grua pas aksident që kishte ndodhur më 24 qershor nuk kishte “shfaqur shenja jete”, dhe menjëherë ishte dërguar në morgun e Karletonvill në provincën Gauteng, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, kur burri që ishte punësuar në morg u kthye për ta parë edhe një herë kufomën në frigorifer vërejti se ajo po merrte frymë.
Një zyrtar i paemëruar lokal, ka deklaruar se gruaja identiteti i të cilës nuk është zbuluar, është duke u shëruar në spitalin e Johanesburgut.
Ndërkaq, policia ka njoftuar se ka filluar hetimet derisa familjarët e saj presin raportin final se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur.
Në anën tjetër, menaxheri i kompanisë “Distress Alert”, Gerit Brednik, ka thënë se “nuk ka dëshmi për çfarëdo lëshimi” nga ana e kompanisë që ai e menaxhon. /Telegrafi/