Qendra për sindromin Down (dsc) sot në Dhomën publike organizon punëtori kreative për miqtë, të cilët dëshirojnë të shoqërohen me persona me sindromin Down, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i punëtorisë është që përmes shoqërimit të përbashkët, të përpunohen stoli, kartela zbukuruese dhe sende tjera estetike nën patronazhin e moderatorëve Olika Selivon, Aleksandra Viliq dhe Elizabeta Petkovska. Më pas këto sende do të eksponohen në stendë në kinotekën e Maqedonisë, më 20 mars dhe do të ofrohen për shitje si pjesë e ngjarjeve të cilën e përgatisiin për shënimin e 21 Marsit-Ditës botërore të sindromit Down, njofton AIM.
Punëtoria është e hapur për të gjithë personat me sindromin Down (pavarësisht moshës), për familjet dhe miqtë e tyre. /Telegrafi/