Telegrafi

Punëtori hidhet nga kati i dytë, për të shpëtuar nga shefat

Është raportuar se në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren më 8 prill është rrëmbyer një mashkull.

Sipas raportit policor, dy të dyshuar e kanë mbajtur një punëtor pa dëshirën e tij në një lokal të firmës së tyre.

Viktima ka arritur të arratiset nga të dyshuarit duke kërcyer nga kati i dytë i objektit ku ata po e mbanin.

Viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast i është ofruar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë intervistuar e më pas janë dërguar në mbajtje.