Telegrafi

Punëtori gjerman që nuk u pagua për punën e bërë, shkatërroi apartamentet me një ekskavator

Ky është momenti tronditës kur një ndërtues në Gjermani shkatërroi disa apartamente të reja me një ekskavator pasi dyshohet se nuk u pagua nga zhvilluesi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në pamjet e shpërndara në internet, automjeti i verdhë Volvo, mund të shihet duke rrënuar të paktën tre ballkone, dhe duke thyer disa dritare dhe dyer.

Personi i paidentifikuar që operon ekskavatorin besohet se është në një grindje me zhvilluesin, i cili dyshohet se ia ka borxh atij 4.2 milionë funte.

Një familje e xhiroi atë nga ndërtesa përballë derisa ai shkaktoi dëme me vlerë rreth 425 mijë funte.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur të mërkurën në qytetin Blumberg.

Ekzistonte frika se ai mund të kishte dëmtuar kontejnerët e gazit të ndërtesës, duke bërë që policia të rrethojë zonën, si një masë paraprake sigurie.

Pasi u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, burri me ekskavator thuhet se më vonë u dorëzua në polici. /Telegrafi/