Ky është momenti rrëqethës kur një burrë dështon ta shpëtojë nga vetëvrasja, i cili tentoi të kërcej nga maja e një ndërtese të lartë në Peru.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq një burrë i ekipeve emergjente që lëshohet me litar nga kulmi i ndërtesës, dhe tenton të kap burrin i cili për fat të keq rrëshqet dhe përfundon në tokë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në majën e ndërtesës 15 katëshe, ku mijëra njerëz po shikonin të tmerruar nga frika në tokë.
Sipas zyrtarëve policorë, burri rreth 25-30 vjet ka bërtitur se dëshiron të vdes, por identiteti i tij nuk është zbuluar si dhe shkaku i kësaj vetëvrasje ende nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/