Telegrafi

Punëtori edukative për dhënien e gjirit

Në organizim të Shoqatës ‘Djepi’ sot në Shkup do të mbahet punërtori edukative për dhënien e gjirit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrësit në punëtori do të flasin për anatominë e gruas dhe dhënien e gjirit, rëndësinë e qumështit të nënës për foshnjën dhe për nënën, rëndësinë e dhënies së gjirit për familjen dhe rrethinën, si dhe si të fillojë dhënia e gjirit, si të ruhet laktacioni, vendosja mirë e foshnjës në gji dhe pozitat e dhënies së gjirit. /Telegrafi/