Site icon Telegrafi

Punëtori edukative kundër dhunës familjare do të mbahet në Shkup

Foto: Ilustrim

Forumi i grave GROM do tju bashkangjitet aktiviteteve globale për shënimin e 25 Nëntorit – Ditës ndërkombëtare kundër dhunës së grave dhe dhunës familjare, me këtë rast më 11 nëntor u mbajt edhe tribuna me temë “Dhuna mbi gratë dhe dhuna familjare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dhuna mbi gratë paraqet ofendim serioz të të drejtave të njeriut të cilat manifestohen si rezultat i trajtimit diskriminues gjegjësisht pabarazisë mes burrave dhe grave. Dhuna ndaj grave konsiderohet si thyerje e të drejtave të njeriut dhe formë e diskriminimit mbi gratë”, deklaruan nga GROM.

Ata gjithashtu thanë se me regullimin e dhunës familjare në aspektin pozitiv, gjithashtu do të arrihet edhe harmonizimi me standardet ndërkombëtare, me të cilat Maqedonia rradhitet mes vendeve në të cilat ushtrohet dhunë familjare./Telegrafi/

Exit mobile version