Platforma Meta është pjesë e pëditshmërisë të çdo personi në industrinë e marketingut të rrjeteve sociale. Prandaj, Growth Tank këtë vit organizon një punëtori ekskluzive të udhëhequr nga Izidor Kolar, Menaxher i shquar Rajonal i Meta Measurement dhe Specialist i certifikuar i Implementimit Teknik të Meta-s.
Me një përvojë të pasur, Izidor shkëlqen në zbatimin dhe zgjidhjen e problemeve të teknologjive kritike të marketingut. Specializimi i tij në Meta Pixel, Advanced Matching, Custom Conversions, Conversions API and Advantage+ Catalog Ads e ka bërë atë njërin ndër ekspertët më të kërkuar në këtë fushë.
Duke punuar ngushtë me një larmi klientësh, Izidor ka përmirësuar aftësitë e tij në përputhjen e saktë të të dhënave, nga faqet e internetit te Events Manager.
Puntoria do të mbahet të shtunën, 11 nëntor, nga ora 14:00 në Innovation Center Kosovo (ICK) në Prishtinë. Ky është një nga tre seminaret e organizuara nga Growth Tank më 11 nëntor.
Pasi që numri i pjesëmarrësve është i limituar, të interesuarit duhet të rezervojnë vendin e tyre në growth-tank.com.