Site icon Telegrafi

Punëtoreve vazhdimisht u shkelen të drejtat: Familja Imeri tregon se si kushtet e punës sollën vdekjen e birit të tyre (Video)

Dhimbjet për humbjen e birit të tyre, Dardanit, i cili kishte humbur jetën në vendin e punës, ende i ka të freskëta familja Imeri nga Ferizaj.

Beqir Imeri, babai i të ndjerit, thotë se kushtet e vështira të punës i sollën vdekjen tragjike të birit të tij. Dardani, 24-vjeç, ishte punëtor i ndërtimtarisë në Ferizaj, raporton KTV.

Në rrjetin e OJQ-ve “AVONET”, thonë se numri i aksidenteve në vendin e punës në Ferizaj, që nga viti 2005, shkon në 170, 54 prej të cilëve përfunduan me fatalitet.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, një pjesë të fajit ua lë edhe punëtorëve që, sipas tij, nuk kanë guxim t’i raportojnë shkeljet që u bëhen atyre në vendet e punës.

Në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenës e pranojnë se numri prej 47 inspektorëve, sa ka kjo ministri, është i vogël.

Në vitin 2015, në Kosovë kanë humbur jetën 9 persona në vendin e punës. Ndërsa në 5 mujorin e këtij viti, janë 3 raste të vdekjes në vendin e punës.

Exit mobile version