Telegrafi

Punëtorëve të shtetit nga ky muaj u rriten pagat

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ka miratuar propozimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës.

Sipas këtij vendimi pagat rriten 4 përqind mbi pagën bazë, duke filluar nga 1 janari i vitit 2018.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se me këtë vendim aprovohet rritja e pagave nga një janari dhe bëhet në përputhje me rritjen ekonomike.

Këtë lajm kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë për të gjithë.

Sipas tij kanë pasur konsulta me të gjitha sindikatat dhe janë zotuar që të mbajnë vëmendje tek rritja e pagave. /KP/