Zyrtarët në Penianin kanë gjetur një mënyrë të pazakontë, për të bërë punëtorët që të punojnë më shumë dhe të kryejnë punët shpejtë.
Në shtetin e izoluar, po u japin punëtorëve një metamfetaminë të fuqishme, në mënyrë që ata të kryejnë punët shpejtë në një zonë ndërtimi në kryeqytetin e vendit, transmeton Telegrafi.
Menaxherët e projektit, që janë në presion të madh për të përfunduar punët, po iu japin hapur punëtorëve ‘met të kristaltë’, apo siç njihet edhe si ‘akull’.
Ky stimulues artificial që zgjatë për 12 orë, rritë nivelin e energjisë, zgjon euforinë, si dhe e shuan ndjenjën e apetitit për të mos pasur uri.
Në këtë formë, qindra punëtor po punojnë për të përfunduar punët në një qiellgërvishtës me 70 kate dhe një bllok prej 60 apartamentesh.
“Bartësit e projekteve, po i detyrojnë punëtorët të konsumojnë këtë përbërje, që të punojnë më shumë. Ata janë në kushte të mjerueshme dhe shumë të vështira”, ka thënë një burim për Radio Free Asia.
Ndryshe, kushtet e punës në shtetin e Kim Jong-un janë aq të rënda, sa mund të konsiderohen me skllavëri.
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kanë kërkuar nga Kombet e Bashkuara që t’i bëjnë presion qeverisë së shtetit verior, që të përmirësojë kushtet e punës. /Telegrafi/