Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë nga sot do të futen në grevë, meqë pagat e tyre nuk janë paguar më shume se një javë.
Ky vendim u mor pas një takimi që Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka zhvilluar me kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të shkollave “Dardania” , “Asim Vokshi” , “ Ismail Qemaili” , “Gjergj Fishta” dhe “Pjeter Pogdani” .
Të njëjtit ditë më parë kanë protestuar për vonesën e pagave, ndërsa Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ishte zotuar se do ta zgjidhë problemin e këtyre punonjësve teknikë.