Telegrafi

Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizikë nëpër qendrat spitalore paralajmërojnë grevë

Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizikë nëpër qendrat spitalore dhe ambulantë po planifikojnë të hynë në grevë. Kjo shkak i mos pagesës së pagave shtesë.

Kështu thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

Nëpërmjet një njoftimi nga sindikata thuhet se fundi i javës së ardhshme do të jetë fillimi i grevës së përgjithshme të të gjithë këtyre punëtorëve.

“Pas mos reflektimit te Qeverise se Kosovës dhe presionit te punëtorëve lidhur me mos pagesën e pagave shtese për kohen e pandemisë, Sindikata e Sektorit Privat te Kosovës këtë javë do ti kryen te gjitha përgatitjet për një greve gjenerale. Dhe fundi i javës se ardhshme do te jete fillimi i grevës se përgjithshme te të gjithë punëtorëve teknik dhe sigurimit fizik neper Qendrat spitalore QMF dhe ambulantë. Qeveria edhe pas 20 ditësh nuk doli me vendim lidhur me pagesat e kësaj kategorie”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Telegrafi/