Të martën punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë dhe të Qendrave të Mjekësisë Familjare do të hyjnë në grevë një ditore.
Në grevë do të hyjnë punëtorët teknik të shkollave : “Dardania”, “Eqrem Qabej”, “Gjergj Fishta” , “Hoxhë Kadri Prishtina” , “Pjetër Pogdani” , “Asim Vokshi” , “Ismail Qemaili”, “Naim Frashëri”, si dhe punëtorët teknik te QMF-ve dhe Sigurimet Fizike, te Prishtinës.
Sipas një komunikatë për media, nëse gjërat nuk lëvizin në lidhje me paga, paralajmërohet se nga java tjetër do hyhet ne grevë të përgjithshme. /Telegrafi/