Në Birmingham të Anglisë është filmuar momenti kur punëtorët kanë hedhur materialin për asfalt, rreth një gruaje të ulur në karrocë.
Nuk bëhet i ditur identiteti i gruas me kërkesa të veçanta, e cila protestonte kundër asfaltimit të rrugës së saj, transmeton Telegrafi.
Personi që e ka bërë videon, është larguar para se të përfundojnë punimet, andaj nuk dihet se si ka përfunduar ngjarja.
Jo zyrtarisht thuhet se ajo ka kundërshtuar punimet, sepse kërkonte që t’i rregullohej mirë trotuari para shtëpisë. /Telegrafi/