Telegrafi

Punëtorët shqiptar në Zvicër gjejnë kohë edhe për pak vallëzim (Video)

Në një objekt në Zvicër, janë filmuar dy punëtorë të paemëruar duke vallëzuar gjatë turnit të punës.

Derisa në sfond dëgjohej kënga ‘Nuse’, ata tregonin lëvizjet e tyre ndërsa qeshnin me njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.

Pa e shkëmbyer asnjë fjalë, ata e hedhin vallen dhe rrahin shuplaka derisa janë të veshur me rrobe të punës.

Pos që janë shqiptarë, nuk bëhet e ditur se prej nga vijnë këta burra që po bëjnë xhiro në rrjetet sociale. /Telegrafi/