Në një objekt në Zvicër, janë filmuar dy punëtorë të paemëruar duke vallëzuar gjatë turnit të punës.
Derisa në sfond dëgjohej kënga ‘Nuse’, ata tregonin lëvizjet e tyre ndërsa qeshnin me njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.
Pa e shkëmbyer asnjë fjalë, ata e hedhin vallen dhe rrahin shuplaka derisa janë të veshur me rrobe të punës.
Pos që janë shqiptarë, nuk bëhet e ditur se prej nga vijnë këta burra që po bëjnë xhiro në rrjetet sociale. /Telegrafi/