Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se dje më datë 3 shkurt 2021 iu është drejtuar partive politike, LVV-së, LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Nsima Socialdemokrate me disa kërkesa.
“Kërkesat e punëtorëve shëndetësor për partitë politike në kohë kur ata po e shpalosin programin e tyre janë:
1.Sa është e paraparë rritja e buxhetit në shëndetësi?
2.Si do të jetë plani juaj për menaxhimin e Pandemisë COVID-19?
3.Si do të përmirësohet mirëqenia e punëtorëve shëndetësor(pagat) forma dhe mënyra e saj?
Në fund Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe anëtarësia e saj e gjërë me vëmendje do të përcjellin premtimet por njëkohësisht do të mbajnë në mend të gjitha ato të cilat nuk janë realizuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/