Telegrafi

Punëtorët shëndetësor presin qeverinë deri më 1 mars

Premtimi dhe garantimi i Kryeministrit të vendit se do të ketë 30 për qind ngritje të pagave për punëtorët shëndetësorë, si dhe 44 euro rritje në pagat e punëtorëve që nga 1 janari i vitit 2010, nuk ka bindur mantelbardhët, ata në një konferencë për shtyp njoftuan opinionin se do të presin deri më 1 mars që të shohin nëse qeveria do ta mbajë premtimin.

Kryeministrit ka premtuar se në 6-mujorin e dytë mund të ketë rishikim tjetër të pagave të punëtorëve shëndetësorë thonë sindikalistët e shëndetësisë, ndërsa sot në mbledhjen e Qeverisë u tha se ende nuk ka marrëveshje por se po zhvillojnë “dialog social” me sindikalistët e shëndetësisë.