Site icon Telegrafi

Punëtorët ngatërrojnë përbërësit, shkatërrohen miliona doza të vaksinës kundër COVID-19 të Johnson&Johnson

Prodhuesi i ilaçeve Johnson&Johnson tha të mërkurën se kishte gjetur një problem të cilësisë në një fabrikë në Baltimore.

Sidoqoftë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, çështja nuk do të ndikojë në afatin kohor të administratës së Joe Biden për të patur doza të mjaftueshme vaksinash për popullsinë e rritur në SHBA deri në fund të majit, thanë dy zyrtarë të lartë të administratës.

Çështja e prodhimit u raportua për herë të parë të mërkurën nga The New York Times.

New York Times njoftoi të mërkurën që punëtorët në Emergent BioSolutions, fabrika e Baltimore që ka bërë vaksinën Johnson&Johnson kundër Covid-19, kanë përzier aksidentalisht disa nga përbërësit, duke shkatërruar deri në 15 milionë doza potenciale të vaksinës.

Ndërkohë, një zëdhënëse nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara (FDA), ka thënë: “FDA është e vetëdijshme për situatën, por ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej. Pyetjet në lidhje me objektet e prodhimit të një firme duhet t’i drejtohen asaj firme”.

Në deklaratën e kompanisë thuhet se Johnson&Johnson do të sigurojë “ekspertë shtesë në prodhim, operacione teknike dhe cilësi për të qenë në terren – për të mbikëqyrur, drejtuar dhe mbështetur të gjithë prodhimin” e vaksinës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version