Telegrafi

Punëtorët marrin 1 milion euro

Ndërmarrjet për të cilat është bërë shpërndarja e 20 përqindëshit janë Ndërmarrja Shoqërore EXIMKOS nga Prishtina ku kanë përfituar 110 punëtorë, si dhe Ndërmarrja Shoqërore FAN nga Podujeva ku kanë përfituar 420 punëtorë.

Shuma e përgjithshme e shpërndarë për këto dy ndërmarrje është 997,983€ dhe kjo shumë është transferuar sot në BSPK.

“Siç e kam theksuar disa herë deri më tani, shpërndarja e 20 përqindëshit është prioritet i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe me këtë rast dëshiroj t’i siguroj të gjithë punëtoret e Ndërmarrjeve Shoqërore se AKP do të bëjë gjithçka në kuadër të mundësive të saj, që sa më shpejt të bëjë shpërndarjen e mjeteve edhe për ndërmarrjet tjera që janë në proces” tha Z. Dino Asanaj, Kryetar i Bordit të AKP-së.

Me këto dy ndërmarrje, numri i përgjithshëm i Ndërmarrjeve Shoqërore që kanë përfituar shumën e 20 përqindëshit nga Privatizimi, rritet në 63 dhe shuma e përgjithshme e shpërndarë arrin në rreth 18 milionë euro. /Telegrafi/