Një kompani në Kinë e ka zhvilluar lojën e pazakontë, ku punëtorët duhet të hanë sa më shumë kokrra rrushi, që rrinë të varura mbi gjoksin e kolegeve të tyre.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen meshkujt që i mbajnë duart prapa, ndërsa provojnë të hanë, transmeton Telegrafi.
Nga mënyra se si shpejtojnë, mund të thuhet se është garë, por nuk dihet se kush është shpallur fitues.
Organizimi ka shkuar me shumë humor, por ajo çfarë e bënë ngjarjen edhe më bizare është se aty ndodheshin edhe fëmijë që janë nën dhjetë vjeç. /Telegrafi/
https://youtu.be/J8txQEfMGpU