Telegrafi

Punëtorët e urgjencës pinë kafe teksa pacienti i pret në autoambulancë, Mexhiti paralajmëron dënime rigoroze

Në konferencën e sotme për media të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhti, në përgjigje të një gazetari që prezantoi një video ku shihet një ekuipazh i ambulancës duke pirë kafe teksa pacienti është duke pritur në automjet, ministri u përgjigj se do të pasojnë dënime rigoroze nëse konfirmohet rasti, për të cilin menjëherë pas konferencës për media ka kërkuar urgjentisht hetim.

“Nëse e konfirmojmë këtë, masat do të jenë shumë rigoroze. Ju e dini si veproj unë.

Menjëherë do ta shqyrtojmë këtë rast në ministri dhe nëse konfirmojmë se është e vërtetë, do të merren masa të rrepta”, tha Mexhiti.