Site icon Telegrafi

Punëtorët e Tesla-s në Shangai do të flenë në fabrikë për shkak të masave

Tesla po i detyron punëtorët e saj të flenë në dyshemenë e fabrikës së saj në Shangai, Kinë, derisa prodhuesi i makinave të Elon Musk rifillon prodhimin në Kinë mes një bllokimi të rreptë për shkak të coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania po i siguron stafit çanta gjumi dhe dyshekë pasi po detyrohen të jetojnë në fabrikë si pjesë e masave të bllokimit të vendosura nga shteti.

Në një memo për stafin, Tesla parashtroi udhëzime të rrepta për ata që do të kthehen në fabrikë, duke përfshirë tre teste të COVID-19 në ditë, kontrollimi i temperaturës dy herë në ditë dhe larja e duarve katër herë në ditë.

Kjo vjen pasi zyrtarët në Shangai inkurajuan kompanitë të rifillojnë prodhimin pasi u ndalua sistemet e qytetit ‘të mbyllura’ në të cilat punëtorët jetojnë në vend.

Më shumë se 600 firma kanë rifilluar operimet, duke përfshirë Quanta-n, e cila prodhon laptopë për gjigantin e teknologjisë Apple.

Stafi i Tesla-s do të pajisjet me tre vakte në ditë dhe do t’i jepet një kompensim prej rreth 48 funte në ditë.

Megjithatë, duke pasur parasysh se fabrika nuk ka konvikte, punëtorëve do t’u kërkohet të flenë në dysheme në një zonë të caktuar, derisa hapësirat e tjera, të cilat ende nuk janë përfunduar do të ndahen për dush, argëtim dhe ngrënie.  /Telegrafi/

Exit mobile version