Site icon Telegrafi

Punëtorët e televizionit shtetëror në Bjellorusi hyjnë në grevë, shkak rizgjedhja e Lukashenkos

Stafi i Televizionit Shtetëror në Bjellorusi iu është bashkuar grevës për shkak të rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit, Alexandar Lukashenko.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, stafi doli në protestë kundër censurës dhe rezultateve të zgjedhjeve.

Ndërkohë bëhet e ditur se të dielën rreth qindra mijëra protestues vërshuan në kryeqytetin e Bjellorusisë, për të refuzuar rizgjedhjen e Lukashenkos.

Protestuesit iu përgjigjën thirrjes së kandidates opozitare të arratisur në Lituani, Svetlana Tikhanovskaya.

Ajo bëri të ditur themelimin e një komiteti që do të përgatisë ndërrimin e qeverisë në Bjellorusi.

Në një mesazh me video nga Lituania, Tikhanovskaya ka bërë të ditur, se është gati të drejtojë vendin dhe se do të krijojë kuadrin ligjor për zgjedhje të lira e të ndershme. /Telegrafi/

Exit mobile version