Site icon Telegrafi

​Punëtorët e Telekomit- Hotit: Kaosin social e keni në derë

Në protestën që po mbahet nga punëtorët e Telekomit, Lamih Balaj, kryetar i Federatës Sindikale të Pavarur të Poste Telekomit të Kosovës, tha se ministri Blerim Kuçi ka ultimatum deri të hënën pasdite që të zhbllokojë xhirollogaritë e Telekomit, në të kundërtën do të dalin në protestë para Qeverisë së Kosovës.

“Ministër po t’i japim deri të hënën në ora 16:00 kohë, nëse nuk zhbllokohen xhirollogaritë e Telekomit, krejt Kosova dhe krejt punëtorët nuk do të respektojnë vendimet e juaja sepse ju i keni xhirollogaritë plot, e nuk kemi paga”, tha ai.

Ai tha se do të ketë protesta, grevë e nuk do të lëvizin nga aty 24 orë.

“Lumezit po ia bëjë me dije, kryeprokurorit, kryeministrit, se kaosin social e keni në derë, mirëqenia sociale e punëtorëve është më e rëndësishme”, tha ai.

“Kërkesë e jona e vetme sot është që sa më parë të bëhet debllkokimi i xhirollogarive. Mos të lejohet më të bllokohen xhirollogaritë sepse qëllimi i klanit mafioz është që qojnë Telekomin buzë falimentimit”, shtoi ai./KP/

Exit mobile version