Site icon Telegrafi

Punëtorët e tekstilit në Kriva Pallankë dhe Vinicë mbajnë grevë

Në Kriva Pallankë dhe në Vinicë mbajnë grevë punëtorët e dy fabrikave të tekstilit, Kadoro Oto dhe Zona Triko, për shkak se nuk i kanë marrë rrogat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Shoqata ”Gllasno” dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut thanë se inspekcioni ka reaguar për punëtorët në Kriva Pallankë, ku pronarët kanë paguar gjobë prej 67.000 denarësh, por rrogat e punëtorëve nuk janë lëshuar.

Kërkohet që në Zona Triko inspektorët e DHP-së të dalin në terren dhe ta hetojnë rastin, pasi që punëtorët thonë se nuk kanë marrë rroga, tash e tetë muaj./Telegrafi/

Exit mobile version