Telegrafi

Punëtorët e “Rilindjes” kërkojnë të drejtat e tyre

 

Sekretari i Shtypshkronjës "Rilindja", Avdyl Alaj ka deklaruar se kërkesa e vetme e punëtorëve të Sindikatës së Pavarur të Shtypshkronjës "Rilindja" është shlyerja e borxhit që OSBE ka ndaj tyre, apo lirimi i menjëhershëm i kësaj hapësire.

Alaj ka thënë se OSBE që pas përfundimit të luftës shfrytëzon parkingun e kësaj shtypshkronje, e cila përfshin diku 6 mijë metra katrorë, ndërkohë që sipas tij obligimet për hapësirën e shfrytëzuar nuk janë kryer asnjëherë.