Telegrafi

Punëtorët e “Ramiz Sadiku”-t sërish protestë para AKP-së, kërkojnë 20%

Kryetari i Bordit të AKP, Z. Dino Asanaj, u takua më përfaqësuesit e punëtorëve të NSH “Ramiz Sadiku,” me të cilin rast punëtorëve iu është shpjeguar se AKP do të procedoj me shpërndarjen e mjeteve të 20% për këtë ndërmarrje posa që Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës (OVGJSK) të përfundojë shqyrtimin e të gjitha ankesave të punëtorëve për këtë ndërmarrje.

“Duhet të jetë e qartë se kohëzgjatja e shpërndarjes së këtyre mjeteve nuk varet nga Agjencia, pasi që të gjitha palët e pakënaqura kanë të drejtën të ankohen pranë OVGJSK dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë në kohëzgjatjen e shpërndarjes së këtyre mjeteve. Në fazën e tanishme, kohëzgjatja në shpërndarjen e këtyre mjeteve varet vetëm nga OVGJSK”, thuhet në një njoftim zyrtar të AKP-së. /Telegrafi/