Telegrafi

Punëtorët e qumështores amerikane filmohen tinëzisht, duke rrahur e shpuar me shufra lopët e fermës (Video, +18)

Gjykata në Florida ka urdhëruar fillimin e hetimeve kundër qumështores “Larson” në SHBA, pasi së fundmi janë publikuar disa pamje në të cilat shihen të punësuarit duke i shqelmuar dhe rrahur lopët, ku nuk hezitonin edhe t’i shpojnë me mjete të mprehta nga metali.

“Pas përfundimit të hetimeve sigurisht se do të ngritim padi kundër dikujt, varësisht se kush ka kryer vepra penale”, ka deklaruar gjatë një konference për media Noel Steven, sherifi i Okichob në Florida, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar tinëzisht nga një aktivist i organizatës për mbrojtjen e kafshëve (ARM), i cili kishte punuar në këtë qumështore gjatë muajit gusht.

“Punëtorët e fermës vazhdimisht kanë torturuar lopët në mënyrat më mizore, duke i shpuar me shufra të hekurta”, dëgjohet duke thënë autori i videos.

Këto pamje kanë shkaktuar zemërim dhe reagime të ashpra te opinioni në SHBA.

“Torturimi i lopëve të pafajshme është e dhimbshme. Shpresoj që të gjithë që janë përfshirë në këtë keqtrajtim të arrestohen dhe dënohen me 15 vite burgim”, ka shkruar një komentues që ka parë videon.

Por, edhe pse menaxhmenti i fermës ka bërë të ditur se janë të shokuar me pamjet që kanë rrjedhur në internet, ata kanë shtruar një pyetje – pse ky grup i aktivistëve që mbrojnë kafshët, kanë pritur kaq shumë që ta raportojnë rastin në polici.

“Edhe ne jemi të shqetësuar sesa shumë ka bërë bujë kjo video. Po të na kishte informuar ky i punësuar “i fshehtë” për atë se çfarë po ndodhte, sigurisht se më herët do ta parandalonim keqtrajtimin e kafshëve”, ka deklaruar pronari i fermës Jacob Larson. /Telegrafi/