Site icon Telegrafi

Punëtorët e Postës paralajmërojnë tjetër grevë

Punëtorët e Postës së Kosovës, në gjithë territorin e vendit kanë mbajtur grevë një orëshe, duke kërkuar që të tejkalohet kriza financiare në këtë ndërmarrje publike.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës, Etrit Hoti u shpreh se greva ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve për të tejkaluar krizën financiare në këtë ndërmarrje.

Sipas tij, nga e hëna ka paralajmëruar një grevë gjithë ditore, për të vazhduar me masa të ndryshme sindikale deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Mursel Krasniqi, punëtor i Postës tha se janë të shqetësuar se ende nuk i kanë marrë paga, ndonëse është data 6 korrik.
Ai shtoi se me marrjen e pagave po kanë probleme tash e disa muaj.

Telekomi i Kosovës është në krizë të thellë financiare dhe rrezikon edhe falimentimin. /Telegrafi/

Exit mobile version