Telegrafi

Punëtorët e ngathtë krijuan rrugë kalimi para shtyllës së ndriçuesit (Foto)

Në një lagje periferike të Londrës, punëtorët i kanë vizatuar vijat e bardha që paralajmërojnë kalim me veturë, në vendin ku ndodhet një shtyllë e ndriçuesit publik.

Me fotografitë e publikuara, tregohet se shiritat duhet të hiqen sa më parë, sepse ndonjë shofer do të bazohet tek ato dhe mund të ndeshet në objektin që ndodhet në mes, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet nëse kjo është bërë me qëllim, apo kryerësit e punëve nuk kanë dijeni se çfarë nënkuptojnë këto shenja në asfalt dhe aksidenti që mund ta shkaktojnë.

Ndryshe, në këtë pjesë të kryeqytetit do të shpronësohen mbi njëmijë lokale banimi, pasi do të bëhen punime në një projekt që kapë vlerën e afro 300 milionë eurove. /Telegrafi/