Telegrafi

Punëtorët e ngathtë rrëzuan tërë ngarkesën me ushqime (Video)

Në Wrexham të Wales dy punonjës transporti nuk e kanë llogaritur mirë sasinë e ushqimeve, që po e bartnin.

Për pasojë, e tërë ngarkesa e mbështjellë me najlon ka rënë nga rimorkio e kamionit.

Megjithëse ata bëjnë përpjekje që t’i mbajnë ushqimet dhe pijet, është e kotë, sepse ato janë shumë të rënda dhe anohen poshtë, transmeton Telegrafi.

“Sikur të ishin punëtorë të devotshëm nuk do të punonin me pantallona të shkurtra. Uniforma në punë është gjysma e punës e kryer me sukses”, është një koment lidhur me videon. /Telegrafi/