Site icon Telegrafi

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës: Qeveria nuk mbajti premtimin për të bërë zgjidhje

Punëtorët e Lotarisë protestuan të hënën para Qeverisë së Kosovës me kërkesën për miratimin e Ligjit për Lotarinë dhe kthimin në vendet e punës.

Gjithashtu paralajmëruan se do të vazhdohet me protesta edhe gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.

Përfaqësuesja e punëtoreve Ibadete Hasani-Berisha i theksoi se punëtorët e Lotarisë së Kosovës gjenden në një situatë të rënduar, pasi tash e një vit nuk kanë marrë paga.

Hasani-Berisha tha se po ashtu se Qeveria e Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.

Lexo po ashtu Protestojnë sot punëtorët e Lotarisë së Kosovës, kërkojnë miratimin e Ligjit

Ndërsa, kryetari Sindikatës së Lotarisë, Shkumbin Goçi në këtë protestë theksoi se përderisa Lotaria e Kosovës është e mbyllur, në territorin e Kosovës, në veri të Mitrovicë dhe në Graçanicë funksionon Lotaria e Serbisë. /KP/

Exit mobile version