Site icon Telegrafi

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë nesër para Qeverisë

Arkiv

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës nesër do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Lotaria e Kosovës.

“Ju njoftojmë se nesër me date 25 maj 2022 duke filluar nga ora 11:30 punëtoret e Lotarisë se Kosovës do të mbajnë proteste para ndërtesës se Qeverise së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se protesta po mbahet për shkak të neglizhencës dhe injorimit nga Qeveria ndaj kërkesave të tyre.

“Të indinjuar me neglizhencën dhe injorimin nga ana e Qeverise së  Kosovës përkundër premtimeve te bëra, protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave tona e që janë Ligji për Lotarinë e Kosovës si dhe përmbushja e obligimeve, pagave për punëtoret tanë.

Kërkojmë praninë dhe ndihmën tuaj në përmbushjen e kërkesave te punëtoreve tanë, të cilët për tri vite gjenden në gjendje të rënduar ekonomike dhe sociale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version