Telegrafi

Punëtorët e LLamkosit, në protesta

Punëtorët e Ndërmarrjes “Llamkos” në Vushtrri, kanë paralajmëruar se të premten nga ora 11 deri në 12 do të protestojnë.

 Qëllimi i protestës, është zgjidhja e problemit të riaktivizimit të fabrikës dhe kthimi në vendet e tyre të punës.

Në një komunikatë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ( BSPK), thuhet se bëhet e ditur nga SP e Metalistëve të Kosovës bëhet e ditur se AKP-ja dhe individë tjeër janë duke penguar riaktivizimin e kësaj ndërmarrje, pasi që shumë firma janë të interesuara për këtë ndërmarrje.