Rreth 50 punëtorë, pjesë e atyre që janë larguar nga puna pas mbylljes së departamentit të projekteve në operim në KEDS, janë duke protestuar para Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ata kanë bllokuar hyrjen e kësaj ministrie, ndërsa kërkojnë nga institucionet që të zgjedhin këtë problem, pasi sipas tyre, kjo formë e largimit nga puna është diskriminuese.
Protestuesit po e përpilojnë një regjistër, të cilin do ta dorëzojnë tek ministri i kësaj ministri, Arban Abrashi, pjesë e të cilit janë edhe punëtorë nga komuna të tjera.
Qëllim i përpilimit të këtij regjistri është moslargimi i 100 punëtorëve nga puna.
Ata kanë paralajmëruar se edhe nesër do të protestojë secili punëtor në komunën e tij. /Telegrafi/