Site icon Telegrafi

Punëtorët e larguar nga KEDS-i, protestojnë para Gjykatës Themelore

Me pankarta në duar, me mbishkrime “Gjyqtar pse po heshtni?”, “A wshtw KEDS-i mbi ligjet?”, “KEDS po sfidon gjyqësorin”, punëtorët e larguar nga KEDS-i, të mërkurën kanë protestua para Gjykatës Themelore dhe para Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Remzi Demaj, nga njësia e distriktit të Prishtinës, ka thënë se edhe pse qe tre muaj është vendimi i prerë i gjykatës në favor të 78 punëtorëve, KEDS nuk po reflekton ndaj punëtoreve me arsyen se lënda është në proces.

Ai tha se do të protestohet në vazhdimësi në mënyrë paqësore për arritjen e qëllimeve.

Lexo po ashtu Protestojnë punëtorët e larguar nga puna e KEDS-it

Ndërsa, Musa Nimani, nga njësia e distriktit të Mitrovicës tha se nëse nuk kthehen në punë, do të kërkojnë edhe nga gjykata e Strasburgut drejtësi, si dhe do të protestojnë edhe para ambasadave në Prishtinë.

Edhe Gëzim Jëlliqi nga distrikti i Prizreni ka kërkuar që të zgjidhet çështja e punëtorëve të larguar nga menaxhmenti i KEDS. /KP /Telegrafi/

Exit mobile version