Të punësuarit në kombinatin metalurgjik ”Jugohrom” do të marrin pushim të detyrueshëm, por vetëm një muaj. Kështu ka vendosur Këshilli i drejtorëve të fabrikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky vendim erdhi pas bisedimeve në mes të drejtorëve dhe sindikatës, ndërkaq do të vazhdojnë bisedimet për të ardhmen e punëtorëve.
Sindikata paralajmëron protesta dhe trysni tjera, me qëllim të ndryshimit të vendimit të Ministrisë së ambientit jetësor dhe mjedisit hapësinor, për ndërprerjen e punës së kombinatit, deri në ndërtimin e stacionit të filtrimit.
Gjithsej 720 të punësuar ka në këtë kombinat, një pjesë e të cilëve, ekzistencën familjare e sigurojnë përmes punës në kombinat./Telegrafi/