Nga 500 euro do të marrin punëtorët e KEK-ut në fund të vitit.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë vendim që t’u ndajë nga 500 euro shtesë të gjithë punëtorëve të saj për fundvit.
Këtë vendim e ka konfirmuar Sindikata e Re e KEK-ut (SRKEK), përmes një njoftimi në Facebook.
“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut sot morëm edhe konfirmimin nga drejtori menaxhues për 500 euro pagë shtesë për fundvit, për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut. Faleminderit të gjithë punëmarrësve për kontributin në punë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/