Telegrafi

Punëtorët e KEK-ut me 30 mijë euro ndihmojnë Shkodrën

Drejtor Menaxhues i KEK-ut Arben Gjukaj tha se mbështetja e punëtorëve është bërë me përkrahjen e Sindikatës së Punëtorëve KEK-ut. Ai bërë të ditur se shuma e ndarë është rreth 30 mijë euro.

“Punëtorët e KEK-ut solidarizohen plotësisht me familjet që kanë pësuar nga përmbytja e fundit. Kjo ndihmë modeste po ndahet që sadopak ato familje ta kenë më të lehtë tejkalimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet”, tha Gjukaj.

Punonjësit e Korporatës në këtë formë u bashkohen institucioneve tjera që ndihmuan shkodranët në tejkalimin e vështirësive që shkaktoi përmbytja e fundit në këtë zonë. KEK-u shpreson që kjo ndihmë do zbus sadopak gjendjen e vështirë të familjeve që kanë pësuar dëme. /Telegrafi/