Telegrafi

Punëtorët e KEK-ut me logo të veçantë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë

Disa punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës që kanë punuar në ditën e pavarësisë së Kosovës, kanë gjetur një mënyrë të pazakontë por mjaft kreative për ta festuar këtë ditë.

Në vendin e tyre të punës, ata kanë mbledhur disa gurë, dhe mbi ta kanë vendosur në mënyrë që ta formojnë numrin dhjetë – aq vite sa ka Kosova që është e pavarur.

“Festoni shqiptar kudo që jeni sepse ne nuk mund të festojm sepse jemi garantues për të festu ju me dinjitet por megjithat edhe ne kemi gjet një form për të festu, prandaj urime 10 vjetori i pavarsisë”, ka shkruar Sejdi Grajqevci, njëri nga punëtorët në departamentin e qymyrit.