Telegrafi

Punëtorët e KEDS-it, greva është e ligjshme

Këshilli Grevist i Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektrokosova ka reaguar ndaj deklaratave të KEDS-it, të cilët patën thënë se greva e paralajmëruar me 10 dhjetor është e jashtëligjshme. Ky këshill ka hedhur poshtë si të pabazë, mashtruese dhe injoruese deklaratat e menaxhmentit të KEDS-it për lartësinë e pagës mesatare dhe se greva është e jashtëligjshme.

Ata vazhdojnë me qëndrimin e organizimit të grevës së punëtorëve të KEDS-it, dhe se të gjitha kushtet ligjore janë plotësuar për mbajtjen e grevës së punës dhe se menagjmenti dhe Institucionet tjera relevante janë njoftuar me kohë.

Këshilli Grevist mbetet pranë qëndrimit të tij se në asnjë mënyrë nuk do t’i ndërprej negociatat me menaxhmentin duke përfshi edhe procedurën e pajtimit rreth kërkesave të punëtorëve që janë ngritja e pagave dhe nënshkrimi i kontratës kolektive me sistematizim të vendeve të punës. Këshilli grevist e njofton menaxhmentin e KEDS-it, se çfarëdo mase ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve grevist, do të determinon në radikalizimin e masave të mëtutjeshme sindikale. Po ashtu, njoftohet se janë ndërmarrur të gjitha masat për sigurim të procesit minimal të punës në Kompani për ofrimin e shërbimeve jetike, gjatë mbajtjes së grevës së punës”, thuhet në reagimin e këtij Këshilli /Telegrafi/