Telegrafi

Punëtorët e KEDS-it do të hyjnë në grevë

Federata e Sindikatave të Pavarura të ElektroKosovës ka njoftuar se punëtorët e KEDS-it do të hyjnë në grevë me kërkesat për ngritja e pagave.

Vendimi për grevën është marr gjatë një mbledhje të kryesisë së FSPE-së, bazuar në tubimet e punëtorëve nëpër distrikte.
Sipas një njoftimit të FSPE-së, arsyeja e grevës është ngritja e pagës së punëtorëve.

Greva do të jetë nga data 22 deri më 24 dhjetor. Në ditën e parë të grevës, punëtorët nga të gjitha dikasterët në mënyrë të organizuar do të mbahet para drejtorisë së KEDS-it në Prishtinë. Kurse, dita e dytë do të mbahet nëpër dikastere, si dhe para drejtorive të KEDS-it në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj. /Telegrafi/