Punëtorët e kombinatit Jugohrom nuk pajtohen me vendimin e marrë nga drejtoria e kombinatit për pushim të detyrueshëm një mujorë edhe atë me vetëm 70% të rrogës për shkak të mbylljes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punëtorët kanë paralajmëruar që brenda javës do të nisin protesta me bllokimin e magjistrale Tetovë-Shkup.
“Arritëm që këtë muaj punëtorët të mos largohen nga puna. Ata punëtorë që kanë pushimet vjetore pa shfrytëzuar t’i shfrytëzojnë, kurse të tjerët të shkojnë në pushim të detyruar, pra mbeten në marrëdhënie pune por me 70% të rrogës”, deklaroi për Alsat M, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Bajram Amiti./Telegrafi/